Ujë Zemzem

1000 ml

Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

Burimi i ujit Zemzem është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemit, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.

Uji zemzem cilësohet si ujë me veti të veçanta dhe karakteristika të cilat nuk mund të gjinden tek ujërat tjerë të thjeshtë. 

Uji i Zemzemit është i pasur me kripëra të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Një tjetër vlerë e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë aftësinë t’i vrasin mikrobet.

Një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.

Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.

Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se sëmundjet e arterieve koronare (sulmet në zemër) në vendet ku njerëzit pijnë ujë të rëndë janë të rralla.