Miswak 1

Misvaku më i mirë është ai prej drurit arak. Është e këshillueshme që ai të mos bëhet prej pemëve të panjohura, se mund të jenë edhe helmuese. Misvaku nuk duhet të jetë shumë i fortë, sepse ashtu mund të dëmtojë smaltin, duke bërë që dhëmbët të jenë të shfaqur ndaj avujve apo gazrave të nxehtë që dalin nga stomaku, ose ndaj çdo lloj papastërtie tjetër. Përdorimi me masë i misvakut pastron dhëmbët, forcon rrënjët e tyre, i jep shëndet gjuhës, parandalon krijimin e gurëzave, i jep gojës (frymës) erë të këndshme, qartëson të menduarit dhe rrit oreksin.

Mënyra më e mirë e mbajtjes së misvakut është duke e futur atë në ujë trëndafili, ndërsa lloji më i mirë i tij bëhet me degëza arre.

Misvaku është i dobishëm për shumë arsye, si: era e këndshme që i jep gojës, forcimi i mishrave, pastrimi i këlbazës dhe i shikimit, si dhe parandalimi i kaviteteve. Ai ruan shëndetin e stomakut, qartëson zërin, ndihmon procesin e tretjes, e bën të folurën më të zhdërvjellët.

Si përdoret misvaku

1. Përgatitja: 
- Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. ( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
- Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë. 
- Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurt.( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
- Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje ( sikur që shihet lartë )
2. Pastrimi: 
- Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lartë
- Pastroni edhe pjesët tjera dhe mbrendinë e dhëmbëve
- Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë 
3. Ruajtja: 
- Ruani misvakun në një vend të pastërt dhe të thatë. 
- Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë 
4. Rivendosja: 
- Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjeshtë ta preni atë pjesë dhe të filloni prap nga pika 1. Si është përshkruar më lartë.
- Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër. 
- Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, mvarsisht sie dhe sa herë e përdorni në ditë.

Koha kur mund të përdoret:

- Pas ngrënies: 
Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaja pas secilit ushqim; por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.
- Zvogëloni nervositetin:
Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervositetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin! 
- Zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantollave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.
- Pastrimi i dhëmbëve gjatë grarjes së veturës 
- Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës 
- Čdoherë me vehte – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Dobitë e misvakut:

- Era e mirë e gojës 
- Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
- Bëhet mineralizimi i dhëmbëve 
- Masazhë e mishit të dhëmbëve 
- Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
- Arrihet higjiena natyrale kahë pas kohe
- Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve) .

Per femra dhe per meshkuj